TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Korrik 2026, 20:37

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin tek vijat e bardha

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një 13-vjeçar në lagjen "29 Nëntori".

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se i mituri po kalonte rrugën tek vijat e bardha në momentin kur është goditur nga automjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga një efektiv.

Menjëherë pas aksidentit, 13-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, gjithashtu për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me ngjarjen.

Lini një Përgjigje