
Një aksident është shënuar para pak minutash pranë Piramidës në Tiranë, ku një biçikletë është përplasur nga një makinë.
Nga përplasja është plagosur çiklisti, i cili është marrë nga ambulanca në vendin e ngjarjes për t’u transportuar në spital.
Gjithashtu, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dhe forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit, shkaku i të cilit nuk mund të jetë i vështirë për t’u zbardhur, pasi bëhet fjalë për një kryqëzim të monitoruar 360 gradë nga kamerat e sigurisë rrugore.
Lini një Përgjigje