TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2025, 07:29

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 26-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 26-vjeçari
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë, ku një i ri ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Përplasja ka rezultuar fatale për G. K., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, F. R., është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

Shërbimet policore dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

"Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje