TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 15:55

Aksident zinxhir në aksin Lushnje-Fier, përplasen 6 automjete; trafik kilometrik në rrugë 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident zinxhir në aksin Lushnje-Fier, përplasen 6 automjete; trafik

Një aksident zinxhir është regjistruar në autostradën Lushnje–Fier, në zonën e kthesës së Kolonjës, ku janë përplasur 6 automjete.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, nga kthesa e Kolonjës deri në kryqëzimin e Vajkanit, duke bllokuar qarkullimin në këtë aks shumë të frekuentuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë Rrugore dhe autoambulanca. Qarkullimi i automjeteve u normalizua një orë pas aksidentit. Policia rrugore po heton zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.

Lini një Përgjigje