
Një 38-vjeçar i cili u aksidentua një ditë më parë teksa udhëtonte me motor ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi në aksin “Fier-Patos”, ku një 67-vjeçar, banues në Patos duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me motomjetin që drejtonte viktima me inicialet G.G.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin 67 vjeçar që ka shkaktuar aksidentin.
Lini një Përgjigje