TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2025, 09:26

Aksidenti tragjik në Sarandë, 23-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur; u doli përballë në parakalim dy motrave

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Sarandë, 23-vjeçari drejtonte mjetin
Viktimat nga aksidenti në Sarandë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë - Delvinë, ku dy motra nga fshati Kopaçeza humbi jetën dhe një tjetër vajzë që po udhëtonte me to mbeti e plagosur.

Në aksident u përfshinë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga 23-vjeçari Kevin Nora dhe tjetri nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Kevin Nora drejtonte mjetin tip "Audi" në gjendje të dehur.

Pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, 23-vjeçari është arrestuar.Po ashtu, mësohet se 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me mjetin tip Audi. Ai është futur në parakalim duke dalë në korsinë në të cilën po udhëtonin dy vajzat. Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe aksidenti rezultoi tragjik për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku të cilat humbën jetën.

Ndërkohë, e plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, fillimit u dërgua në spitalin e Srandës, por tashmë është te Trauma në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia” dhe përplasja ka qenë shumë e fortë saqë makinat janë bërë copash dhe njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi  policia. 

Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.

Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me një mjet. Ndërkohë, 3 makina u përplasën në Bulqizë, por pati vetëm dëme materiale.

Lini një Përgjigje