
Një furgon, brenda të cilit u gjet një arsenal armësh, u kap ditën e djeshme nga policia në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.
Në pranga është vënë shtetasi Eugen Sino, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar rreth 20 person, të dyshuar që kanë pasur dijeni, që rezultojnë të jenë miq të Sinos apo banorë të pallatit.
Mësohet se shumica e armëve janë të papërdorura. Burimet thonë që armët mund të jenë të marra nga Mali i Zi dhe Serbia, tranzit në Kosovë dhe më pas në Shqipëri.

Furgoni ku u kapën armët kishte një fenelinë të verdhë, dhe mbishkrimin “Mirëmbajtja e Rrugëve”, një imitacion që duket se ka ndihmuar grupin për të qarkulluar lirshëm. Personat e shoqëruar janë marrë në pyetje, ndërsa hetimet vijojnë. Nuk dihet nëse armët që u kapën ishin të destinuara për ‘tregun’ në Tiranë, apo do të dërgoheshin në një tjetër zonë.
Lini një Përgjigje