TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 10:18

Betonierja preku linjat e tensionit të lartë, humb jetën tragjikisht punëtori shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Betonierja preku linjat e tensionit të lartë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm (29 tetor) në Lecce.

Një 67-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Salent, ka humbur jetën pasi u godit nga rryma elektrike ndërsa po punonte në një kantier ndërtimi në Via Vecchia Frigole.

Sipas raportimeve paraprake, viktima, e identifikuar si Limos Allushaj, po drejtonte një betoniere. Për shkak të një defekti teknik, betonierja preku linjat e tensionit të lartë.

Si pasojë, punëtori u godit nga një rrymë e fortë elektrike. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të urgjencës përpjekjet për ta sjellë në jetë rezultuan të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vend.

Në vendngjarje mbërritën gjithashtu zjarrfikësit, Policia e Shtetit, Karabinierët dhe personeli i specializuar, të cilët po hetojnë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes tragjike.

Lini një Përgjigje