TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Tetor 2025, 09:44

Transportuan 3 mln euro në Shqipëri, ekstradohet nga Italia anëtari i grupit të Visit të Pojës! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Transportuan 3 mln euro në Shqipëri, ekstradohet nga Italia

Erind Lasku i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge është ekstraduar nga Italia në Shqipëri.

Në prill, GJKKO me kërkesë të SPAK, caktoi për Laskun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

I arrestuari pjesë e grupit të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës, kishte rolin e lehtësimit të transfertave monetare, të përfituara nga trafiku i drogës.

5 nivele të transferimit të miliona eurove nga Italia në drejtim të Shqipërisë u dokumentuan nga SPAK dhe antimafia italiane për grupin kriminal të ‘Visit të Pojës’. Transferta më e madhe kapte vlerën deri në 3 milionë euro.

Çdo detaj i transfertave organizohej përmes komunikimeve në SKYECC, ndërsa ndiqej rrugëtimi nga persona përgjegjës, të vendosur nga grupi i Elvis Doçit. Sa për transportimin e mbi 332 mijë eurove, ato janë pritur nga Orgest Shqevi, i treti në hierarkinë e grupit kriminal të ‘Visit të Pojës’.

Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës.

"Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", njofton policia.

Lini një Përgjigje