Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion 'blic' mbrëmjen e sotme, i cili deri më tani ka çuar në arrestimin e pesë personave.
Paraprakisht, bëhet me dije se të ndaluarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa operacioni i ndërmarrë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijon ende.
Mësohet se, kontrollet janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në fshatrat përgjatë Lumit të Vlorës.
Detajet mbi identitetin e personave të arrestuar dhe rrethanat e ndalimit të tyre nuk janë bërë ende publike, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë informacion pas përfundimit të aksionit.
Forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit nga Policia e Shtetit.
Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e personave të ndaluar dhe lidhjet e mundshme të tyre me ngjarje kriminale.

Lini një Përgjigje