TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2026, 17:18

"Autori vetëm qëllonte me kallashnikov", dëshmia e shokut të viktimës në Kamëz: Jetonte veç me nënën, neve na kurseu plumbi!

Shkruar nga Pamfleti
"Autori vetëm qëllonte me kallashnikov", dëshmia e
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë kriminale u regjistrua sot në zonën e Paskuqanit, ku një 27-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Ardian Baloshi. Sipas të dhënave paraprake, ai po ecte në një rrugicë së bashku me disa shokë, kur u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte me automjet.

Pas të shtënave, Baloshi u transportua me urgjencë drejt spitalit nga miqtë e tij, por mbërriti pa shenja jete.

Një nga shokët e viktimës, në një prononcim për Top Channel, tregoi se 27-vjeçari kishte marrë një plumb në kokë dhe nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve.

“Rob i vetëm. Jetonte me nënën, veç nënën, as motër, as vëlla, as baba. Mori plumb në kokë ai, nuk shpëtonte më”, u shpreh ai.

Sipas informacioneve të raportuara, autor i dyshuar i ngjarjes është Sadik Llanaj, 39 vjeç, i cili u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas krimit me automjet në drejtim të paditur.

Për kapjen e tij, policia ka angazhuar edhe forcat speciale RENEA, pasi dyshohet se mund të jetë ende i armatosur.

Mësohet se autori i dyshuar dhe viktima banonin në të njëjtën lagje dhe njiheshin me njëri-tjetrin. Sipas miqve të përbashkët, ata shoqëroheshin shpesh dhe nuk ishte evidentuar më parë ndonjë konflikt mes tyre.

Dëshmitarët thanë se autori ka qëlluar disa herë në drejtim të 27-vjeçarit, ndërsa persona të tjerë që ndodheshin pranë kanë shpëtuar pa u lënduar.

“Eci disa metra dhe vetëm qëllonte me kallashnikov. Ne shpëtuam nga këmbët e shpejta, nuk na kurseu ai, na kurseu plumbi. Ne e futëm në makinë dhe e çuam në spital, por ishte i vdekur. Ishte dhe nëna e tij me ne. Autori ishte një i çmendur”, tha një prej shokëve të viktimës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në vrasjen e 27-vjeçarit.

krimi ne kamez deshmia

Lini një Përgjigje