Kronike18 Maj 2024, 15:50

Aksioni ndaj grupeve kriminale, SPAK zbardh rolet e ish-deputetit të PS dhe katër zyrtarëve të policisë në krime

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni ndaj grupeve kriminale, SPAK zbardh rolet e ish-deputetit të PS dhe

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për goditjen e shtatë grupeve kriminale, në një megaoperacion i cili zgjati për 20 orë dhe janë ekzekutuar 20 nga 50 urdhër arrestet e lëshuara.

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për ish-deputetin Arben Ndoka dhe katër zyrtarë të tjerë të policisë.

Në njoftimin zyrtar të SPAK, mësohet se Ndoka kishte rol drejtues përgjatë vitit 2020.

Ish-deputeti socialist u arrestua në 21 tetor të vitit 2018 pasi emri i tij doli në përgjimet e një grupi kriminal.

Njoftimi:

Hetimi ka nxjerrë në pah se, këto grupe kriminale ishin në gjendje të paguanin shuma të mëdha parash me qëllim realizimin e vrasjes të kundërshtarëve të tyre. Mënyra e kryerjes së veprave penale tregon gjithashtu një shkallë shumë të lartë organizimi dhe rrezikshmërie shoqërore.

Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:

– Ish Deputeti me iniciale A.N.;

– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;

– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me iniciale K.SH.;

– 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P.

Kështu është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi H.M., me detyrë drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin K.Sh. dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Po ashtu i hetuari H.M., në bashkëpunim me shtetasin P.Gj., aktualisht i arrestuar për një procedim tjetër penal, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi D.B., në bashkëpunim me shtetasin A.M. (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

 

spak ish deputeti i ps zyrtare policie