TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2025, 21:59

Akuzat e deputetit britanik, Lorenc Vangjeli: Banditi shqiptar në Britani ka një tipologji, demonstron pasurinë dhe kjo e bën të dukshëm

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e deputetit britanik, Lorenc Vangjeli: Banditi shqiptar në Britani

Analisti Lorenc Vangjeli duke folur për kriminalitetin shqiptar në Angli dhe shifrave që vijnë nga burgjet në ishull, u shpreh se tani duket se është radha e shqiptarëve, ashtu si më parë kanë qenë komunitete të tjera nga vende të ndryshme të Europës, Azisë apo Afrikës.

Vangjeli tha gjithashtu se banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm.

Sëmundje e vjetër e të gjithëve që kanë drejtuar këtë vend, që herët a vonë, por zakonisht herët, fillojnë e mendojnë Shqipërinë si një xhaketë e cila i rri ngushtë shpatullave dhe madhështisë së tyre. Duket sikur aty në foto Rama thotë: nëse do të udhëhiqja unë Britaninë, nuk do të ishte ai vend i errët, ndoshta edhe Londra nuk do të kishte mjegull, mbase do të çonte edhe diellin e mrekullueshëm të Mesdheut atje. 

Ky debat duket se është krijuar nga hiçi, sepse mungon shifra themelore, për të cilën nuk bien dakord: sa është shifra reale e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Sa u takon atyre në burg, mund ta them me një fjalë të vetme: është radha e shqiptarëve. Është krijuar miti i shqiptarit bandit dhe kriminel. Dikur ka qenë e somalezëve, e indianëve, e pakistanezëve, e polakëve, e kurdëve gjithashtu, tani është radha e shqiptarëve që stigmatizohen. Banditi shqiptar ka një tipologji të vetën, ka qejf t’i reklamojë paratë në Instagram, ka qejf të blejë makina të zhurmshme, ka qejf të bëjë pushime luksi, pra të demonstrojë pasurinë e tij dhe kjo e bën të dukshëm”, tha Vangjel në emisionin 'Log.' në 'News 24'.

Lini një Përgjigje