TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Shtator 2025, 09:59

Grupi i shqiptarëve ndër më të rrezikshmit në Birmingam, kush e drejtonte bandën?

Shkruar nga Pamfleti

Grupi i shqiptarëve ndër më të rrezikshmit në

Një grup shqiptarësh konsiderohen mes personave me rrezikshmëri të lartë kriminale nga autoritetet në Birmingam (Mbretëria e Bashkuar).

Në listën e personave me rrezikshmëri të lartë përfshihen nga vrasësit te kultivuesit dhe trafikantët e drogës.

Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin krijuar një bandë që merrej me prodhimin e kanabisit. Emrat e listuar, që tashmë kanë marrë dënime janë: Erikson Kararaj, Arben Sinjari, Islam Toro, Klajdi Zyka, Soni Gremshi, Avdullah Delbashi dhe Qemal Sakaj

Ata u burgosën pas një operacioni kultivimi kanabisi me vlerë disa milionë paund në Ëest Midlands.

Banda dyshohet se kishte shndërruar në ‘fabrika’ prodhimi të kanabisit 17 prona. Në total policia sekuestroi mbi 4,000 bimë kanabisi dhe dhjetëra mijëra paund para të gatshme.

Drejtuesit e bandës ishin Arben Sinjari, 48 vjeç, dhe Erikson Kararaj, 34 vjeç, që u dënuan me 7 dhe 8 vjet burg përkatësisht.

Pesë burra të tjerë ishin të përfshirë në mirëmbajtjen, shitjen dhe shpërndarjen e bimëve.

 

Lini një Përgjigje