TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 10:21

Asgjësohen mbi 3 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, procedohen dy kryeplakët e fshatrave dhe roja i mjedisit

Shkruar nga Pamfleti

Asgjësohen mbi 3 mijë rrënjë kanabisi  në Shkodër,

Janë asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në Shkodër.

Sipas policisë, kontrollet janë zhvilluar në disa nga njësitë administrative të qarkut, duke përfshirë Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak.

Pas zbulimit të bimëve narkotike, Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave tre persona: 2 kryetarë fshatrash dhe 1 roje mjedisi. 

"Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 3126 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër"", njofton policia.

Lini një Përgjigje