TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 20:13

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në parkingun e një pallati në Astir

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari gjendet pa shenja jete

Një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jetë nga familjarët brenda automjetiit në tij në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.

Policia bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune, por ende nuk dihen shkaqet. I riu është identifikuar si Enea Dine.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

"Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës", njofton policia. 

Lini një Përgjigje