TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 14:48

Me kokainë dhe 12 mijë euro në makinë, arrestohet 67-vjeçari në Portin e Durrësit!

Shkruar nga Pamfleti

Me kokainë dhe 12 mijë euro në makinë, arrestohet

Një 67-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi u kap me kokainë dhe mbi 12 mijë euro.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit të Maksim Lajthisë në Portin e Durrësit, efektivët gjetën një sasi kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 67 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Port Durrës, në hyrje, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, shishe me verë dhe 12 200 euro që ai nuk e kishte deklaruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje