TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 10:02

Fation Bushgjokaj mohon vrasjen e Renis Dobrës! Petrit Çakrri: Nuk e di ç’ndodhi me 23-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Fation Bushgjokaj mohon vrasjen e Renis Dobrës! Petrit Çakrri: Nuk e

Fation Bushgjokaj, një nga tre vëllezërit e arrestuar për vrasjen e Renis Dobrës në Mat, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve. Ai ka rrëfyer se e njihte 23-vjeçarin që nga koha kur kishin bashkëpunuar në Gjermani për veprimtari të paligjshme të lidhura me trafikun e drogës.

Megjithatë, ai mohon çdo përfshirje në vrasjen e Dobrës, duke pohuar se, pavarësisht konflikteve të mëparshme me viktimën, nuk ka pasur asnjë rol në ngjarje.Ndërkohë, Petrit Çakrri, një tjetër i dyshuar, ka pranuar se ditën e krimit ndodhej në zonën ku ndodhi vrasja, por këmbëngul se nuk e njihte viktimën dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

Sipas tij, ai njihte vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është ende në kërkim nga policia, dhe se lidhja e tyre kishte nisur në burg e vazhdoi edhe pas lirimit. Çakrri tregoi se vëllezërit Bushgjokaj i kishin thënë se do të shkonin në zonë për të kërkuar një sasi droge në fshatra.

Sipas dëshmisë së tij, gjatë rrugës ata u ndanë në dy makina, dhe lëvizjet e tyre përputhen me pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë, ai mohon çdo përfshirje në vrasje dhe thotë se vëllezërit Bushgjokaj u futën në një makinë tjetër, që hetuesit dyshojnë se i përkiste Dobrës. Çakrri shtoi se ata i thanë "ik tani" dhe se për vrasjen e Dobrës mësoi vetëm nga mediat.

Lini një Përgjigje