TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 07:23

Autori u afrua në këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit, zbardhen detaje nga atentati në “Don Bosko”; pistat ku po hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Autori u afrua në këmbë dhe qëlloi me breshëri drejt

Të paktën pesë persona janë plagosur dhe një grua mbeti viktimë, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin në pronësi të Fation Muratit në “Don Bosko”.

Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimit,  si edhe mik i Endrit Dokles. Dyshohet mbi dy persona kanë marrë pjesë në atentat dhe janë larguar me makinë. Bëhet me dije se kanë qenë dy motorë në lëvizje që kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt ambienteve të lokalit në zonën e Don Boskos. Kjo shton dyshimet se mund të ketë qenë tentativë për atentat.

Po ashtu dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Shehat Murati , (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit.

E lënduar nga ky atentat mbeti dhe një 10-vjeçare.

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Sahit Murati, 50 vjeç, Astrit Meraj,42 vjeç, Emanule Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.”-njoftoi policia.

Kush është Fatjon Murati

Kujtojmë se Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

atentati në “don bosko” fation murati

Lini një Përgjigje