Kronike12 Mars 2023, 22:51

Atentati në Tiranë, lokali i Fatjon Muratit rezulton i sekuestruar që në tetor 2022

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Tiranë, lokali i Fatjon Muratit rezulton i sekuestruar

Lokali drejt të cilit u qëllua mbrëmjen e sotme në “Don Bosko” në pronësi të Fatjon Muratit, rezulton të jetë i sekuestruar.

Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e katër pasurive dhe tri bizneseve me vlerë 5 mln euro, në pronësi të Fatjon Muratit, më 14 tetor 2022.

Murati rezultonte nën hetim që prej 2018, kur ai është referuar si i dyshuar për kryerje të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë. Për pasojë ai u arrestua dhe nisi sekuestrimi i pasurive të tij.

Nga sulmi me armë sot mbeti e plagosur një grua rreth 60-vjeç, bankiere në lokal. Ndërsa 5 të tjerë janë plagosur.

 

fatjon murati vrasje don bosko