TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 13:16

Bashkëpunoi në vrasjen e 43-vjeçarit në Elbasan, publikohet fotoja e Xhino Agos

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunoi në vrasjen e 43-vjeçarit në Elbasan,

Publikohet fotoja e 32-vjeçarit Xhino Ago, ish-ortak i Edmond Mëhallës, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. 

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

32-vjeçari Xhino Ago, dyshohet si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin e tij njërit prej autorëve, Marselo Aranit.

Ago dhe Mondi Mëhalla kanë pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe rojen e karburantit, pasi akuzohet për “Moskallëzim krimi”. Në kërkim janë shpallur 2 persona të identifikuar si Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si autorë të krimit.

Policia gjeti automjetin e përdorur nga autorët në fshatin Mirakë të Librazhdit, disa orë pas vrasjes që tronditi vendin. Gjithashtu, është gjetur edhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Si u vra Mondi Mëhalla?

43-vjeçari Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka u vra me armë zjarri brenda në automjetin e tij të parkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të karburantit të tij.

Sipas të dhënave paraprake, Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Lini një Përgjigje