TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2025, 10:03

Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja në Has; dy familjet konflikt për pronat

Shkruar nga Pamfleti
Bëri burrë e grua për spital, arrestohet 21-vjeçarja
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar një vajzë të re pas rastit të djeshëm, ku burrë e grua përfunduan në spital të plagosur.

Uniformat blu njoftuan ditën e sotme se 21-vjeçarja me iniciale A.S u vu në pranga për plagosje të rëndë me dashje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Ajo dhunoi bashkëshortët A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe për motive pronësie. Policia thotë se 65-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja e tij vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Tpla të Hasit. Sipas informacionit fillestarë të policisë, në sherr janë përfshirë edhe familjarë të 21-vjeçares.


Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

arrestohet 21-vjeçarja në has

Lini një Përgjigje