TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2025, 09:43

Tragjedi në Itali! Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb jetën 24-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Itali! Ra nga kati i tretë i pallatit ku po punonte, humb

Një ngjarje tragjike ndodhi në Milano në Itali, ku një 24-vjeçar shqiptar nga Kosova humbi jetën në një aksident në punë.

Viktima është Endrit Ademi. Sipas mediave italiane, i riu ra nga një skelë mëngjesin e 6 Majit. Ai punonte për një kompani ndërtimi në Brescia.

Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, kurse prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërsa një vëlla tjetër jeton në Austri.

“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.

Sipas raportimeve fillestare, rreth orës 9:30 të ditës së sotme, i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.

Për arsye që janë ende të paqarta, ai rrëshqiti dhe ra nga afërsisht 12 metra lartësi, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.

Lini një Përgjigje