
Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, ku një efektiv i qarkullimit rrugor në është dhunuar rëndë nga disa persona.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, ndërsa mësohet se disa persona i shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar. Efektivi transportuar në spital, ku po merr mjekim për plagë të shumta që i janë shkaktuar.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën dhe se autorët e sulmit ndaj policit janë persona të cilët ai i ka ndaluar disa ditë më parë gjatë detyrës, teksa ata lëviznin me automjet.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 person.
“Rreth orës 17:00, Inspektor Q.D, punonjësi i Policisë Rrugore në DVP Kukës, ka njoftuar se në rrugën për në fshatin Pobreg, është konfliktuar fizikisht me disa persona për shkak të detyrës.
Punonjësi i Policisë aktualisht është duke dhënë kallëzim pranë Oficerit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë. Nga veprimet e para është identifikuar njëri prej personave që punonjësi i Policisë ka debatuar për shkak të detyrës ditë më parë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë, së bashku me grupin hetimor po punojnë për identifikimin dhe të personave të tjerë, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle për kapjen e personit të identifikuar nga ana e Policisë”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje