
Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 3-të i pallatit ku jetonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Dyshohet se viktima është vetëhedhur dhe si pasojë e plagëve të shkaktuara ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, G. D. rezulton të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, çka mund të ketë ndikuar në aktin e rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.
Lini një Përgjigje