TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 08:25

Bllokohet segmenti Kakavijë-Janinë, shkak greva e fermerëve grekë; Policia shqiptare udhëzon qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohet segmenti Kakavijë-Janinë, shkak greva e fermerëve

Aksi rrugor Kakavijë -Janinë do të jetë i bllokuar për disa orë pasditen e së dielës (30 nëntor), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Për pasojë në këtë segment do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në orën 22:00 me orën greke.

Njoftimi i Policisë:

Kakavijë/ Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Lini një Përgjigje