Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë rreth orës 23:38.
Sipas policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të 63-vjeçares Bakie Zoto. Kjo e fundit është nëna e Gentjan Zotos (Dautaj), i dyshuar për përfshirje në atentatin kundër Inez Ajrullës, ngjarje e ndodhur më 10 maj 2019.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Lini një Përgjigje