
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari disa ditë më parë ka dalë nga intubimi.
Mjeku kirurg, Fitim Shini, konfirmon për “TCH” se ka ndryshime në gjendjen e tij shëndetësore. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, i mituri do të mbahet nën monitorim në orët në vijim për të parë ecurinë e reagimit të tij.
15-vjeçari që u plagos të martën nga bashkëmoshatari luftoi për ditë me radhë me jetën. Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale. I mituri u qëllua 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar në Durrës në pjesën e gjoksit, ndërsa njëra prej goditjeve i ka kapur dhe zemrën.
Lini një Përgjigje