TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2026, 18:23

Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte 'korrier' i djalit të Saimir Vishajt, pazaret e prishura mes një grupi kriminal dhe pse duhet të ndërhyjë SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti
Call centerat / Viktima Eglant Koçi ishte 'korrier' i djalit
viktima Eglant Koci, call center/

Armand Shakaj, i njohur si “Mand Dhelpra”, vrau me thikë korrierin e kriptomonedhave Eglant Koçi, pasi dyshohet se i kishte devijuar paratë e fituara nga mashtrimet me call center, ndërsa hetimet drejtohen te dy kokat e grupit, Salvi Vishaj dhe R.G., të cilët pastrojnë para përmes bizneseve...

Pazaret e prishura mes një rrjeti kriminal call centerash dyshohet se është shkaku i vrasjes së 35-vjeçarit Eglant Koçi nga shoku i tij Armand Shakaj, i përfshinë në fajde dhe skema mashtrimi. Armand Shakaj, i cili kontrollon një zyrë të madhe mashtrimi tek 'Ringu', e ka thirrur në zyrë Eglant Koçin, duke e vrarë në pabesi me thikë. Trupin e viktimës, sipas hetimeve, e ka futur në makinë. Një ditë më pas, e ka larguar trupin e viktimë po me të njëjtën makinë, dyshohet drejt Librazhdit ose në Dajt. Policia ka sekuestruar makinën, në të cilën ka konstatuar njolla gjaku.

Eglant Koçi ishte korrier i një grupi kriminal që operon në fushën e mashtrimit me call centera dhe pastrimit të parave. Sipas burimeve, Koçi mundësonte kalimin në kriptomonedha të parave të përvetësuara nga grupi kriminal përmes mashtrimi dhe më pas këmbimin/shndërrimin e bitcoin në para cash fizike.

Sipas një informacioni policor, kokat e grupit janë Salvi Vishaj dhe R. G., të cilët qëndrojnë pas një rrjetit kompnish, që përdoren për pastrimin e parave të mashtrimit me pasoja të rënda. Kompanitë kanë si objekt veprimtarie përpunim druri, ndërtim, servis dhe transport makinash, shit-blerje pasurish të paluajtshme etj. Salvi Vishaj është i biri i avokatit Saimir Vishaj. Ky i fundit jo vetëm është në dijeni të aktivitetit kriminal dhe pastrimit të parave, por ka ka dyshime të forta se ka vepruar si mburojë, duke përdorur lidhjet në sistemin e drejtësisë.

Nuk dihet nëse vrasësi gjakftohtë Armand Shakaj, i njohur si Mand Dhelpra, është pjesë e këtij grupi apo ka operuar si grup më vete, duke kontraktuar Eglant Koçi për devijimin dhe tërheqjen e parave produk i skemave të mashtrimit. Ka dyshime të forta se Eglant Koçi është vrarë me qëllim për t'a hequr qafe si dëshmitar i aktivitetit kriminal. Do të mjaftonte një hetim elementar i këtyre emrave, i aktivitetit të kompanive të tyre, pasurive në emrin e të afërmve etj., për të zbuluar grupin kriminal të call centrave, pastrimit të parave dhe fajdeve, tashmë me një vrasje. /Pamfleti

2 Komente

  1. e
    eqr

    ky eshte ai gjasme avokati delenxhi e hajdut

    1. L
      Lorenc

      Ky Armand Shakaj, i biri i kujt është ? Që është nga Vlora, me origjinë, nuk diskutohet, por babai si quhet ?

      Lini një Përgjigje