TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2025, 10:09

Detaje nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në qafë, dyshohet se e kanë mbytur

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga ngjarja në Mat/ 23-vjeçari me mavijosje në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mat, ku një 23-vjeçar është gjendur i pajetë pranë lumit të Shkopetit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Renis Dobra, ka mavijosje në qafë ndërsa dyshohet se persona ende të pa identifikuar mund ta kenë mbytur dhe makinën ia kanë hedhur në liqen.

23-vjeçari dyshohet se mund të jetë mbytur me duar ose me ndonjë send tjetër të fortë.

Ka qenë një banor i zonës që gjeti të riun pranë liqenit të Shkopetit ndërsa ka njoftuar policinë.

Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng. Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.

Ndërkohë policia nuk ka zbardhur ende asnjë të dhënë në lidhje me arsyen e humbjes së jetës të të riut, ndërsa pritet ekspertiza e ekspertëve nga Tirana që kanë mbërritur në zonë.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, pritet të jetë e vështirë, pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie.

“Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka  kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë. Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit. Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen. 

Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje