
Një turist francez mbeti i dëmtuar pasditen e së martës në zonën e Ksamilit, ndërsa ishte duke lundruar me një jet ski.
Nga raportimet mësohet se jet ski që lëvizte i dëmtuari është goditur nga një tjetër mjet lundrues, që drejtohej nga vëllai i francezit.
25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.
Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari, vëllai tjetër është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Lini një Përgjigje