TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Prill 2025, 22:00

Detaje të reja nga sherri në Lundër, 19-vjeçari i plagosur djali i ish-deputeti të PD-së Mhill Fufi

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sherri në Lundër, 19-vjeçari i plagosur

Detaje të reja kanë dalë nga sherri i ndodhur pranë një kompleks rezidencial në zonën e Lundrës, ku mbeti i plagosur një 19-vjeçar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:15 në Farkë dhe i plagosuri rezulton të jetë Kristi Fufi, 19 vjeç, djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. I riu ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sipas burimeve, disa persona ende të paidentifikuar kanë mbërritur me makinë dhe kanë marrë shkopinj e sende të forta nga bagazhi, duke hyrë më pas në ambientet e një lokali ku ndodhej i riu. Pasi e kanë gjetur, e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar plagë të rënda. Ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një Përgjigje