TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 12:38

Digjen 2 automjete në pronësi të një 35-vjeçari, dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti

Digjen 2 automjete në pronësi të një 35-vjeçari,

Dy automjete në pronësi të një 35-vjeçari nga fshati Prekal në Shkodër janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Policia njofton se dy automjete tip “Benz” dhe “Range Rover”, ishin në përdorim të shtetasit Eduard Ndou 35 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, në afërsi të banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje