TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2025, 11:22

Sera plot me kanabis, arrestohen 14 persona në Malësinë e Madhe; sekuestrohen mbi 12 mijë bimë

Shkruar nga Pamfleti

Sera plot me kanabis, arrestohen 14 persona në Malësinë e Madhe;

Policia e Shkodrës ka arrestuar 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 10 të tjerë të akuzuar për kultivimin e 12.957 bimëve narkotike të llojit kanabis në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Personat e arrestuar janë: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed  Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj,Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Fermat e kanabisit ishin ngritur në afërsi të banesave të personave përgjegjës ndërsa nga aksioni policor janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis, 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Autoritetet po vijojnë punën për arrestimin e 10 personave të shpallur në kërkim ndërsa nën hetim janë marrë dhe L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

“Në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit Elez  Çulaj, 77 vjeç; Muho  Culaj, 72 vjeç; Fatmir  Senaj, 57 vjeç; Drita Senaj, 53 vjeçe; Rezarta  Jacaj, 36 vjeçe; Kujtim Laçaj, 60 vjeç; Elfajed  Halaj, 26 vjeç; Agron  Laçaj, 50 vjeç, Adrian  Çekaj, 22 vjeç; Gjelin Çekaj, 48 vjeç; Miranda  Çekaj, 25 vjeçe, Pjetër Çekaj 66 vjeç; Çun Halaj 70 vjec dhe një 17- vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe një sasi në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia. 

kultivim droge kanabisi ne malesine e madhe

Lini një Përgjigje