TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 21:33

“E çuam në urgjencën e QSUT pa puls”, daja i 3-vjeçarit: Mjekët u alarmuan, na thanë nuk i funksionon më mëlçia

Shkruar nga Pamfleti

“E çuam në urgjencën e QSUT pa puls”, daja i

Elsi Qosja, daja i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, deklaroi se nipin e kishin çuar pa oksigjen në urgjencën e QSUT.

Ai tregoi se mjekët e urgjencës ishin alarmuar sapo i kishin matur pulsin fëmijës dhe i kishin thënë se djalit i ishte dëmtuar mëlçia.

“Kur e kemi çuar çunin në urgjencë, kur e mati mjekja pulsin, urgjent, urgjent tha, u mblodhën shumë mjeke. E morën në krah, e çuan në reanimacion. Atje duke qarë, situatë paniku, mjekët shumë humanë aty, mjeku kur ka dalë aty tha çunit i është dëmtuar mëlçia. Më pyeti mos ke ndonjë sëmundje duke qenë se je daja. Çuni ka vajtur pa oksigjen dhe pa puls, domethënë i ka pasur shumë të ulëta”, tregoi daja i 3-vjeçarit për Euronews Albania.

 

qsut daja 3 vjecari mjeku melcia

Lini një Përgjigje