TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Gusht 2025, 19:13

E kaluara e errët e Kid Kazazit, plagosja më 2016 e ish-kreut të FRPD-së Kavajë dhe vizita në spital nga Ristani dhe Këlliçi!

Shkruar nga Pamfleti
E kaluara e errët e Kid Kazazit, plagosja më 2016 e ish-kreut të
Kid Kazazi pas plagosjes, duke u vizituar nga Ristani dhe Këlliçi

I arrestuari nga Policia e Tiranës, Kid Kazazi, nuk është emër i panjohur për të shkuarën e tij të mbushur me precedentë penalë dhe sherre të armatosura.

Ndërsa ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës, duke qenë në krye të tij, në vitin 2016, ai ka mbetur i plagosur pas një konflikti për parkimin, para lokalit të familjes së tij. Në atë kohë Kazazi ishte vetëm 21-vjeç.

Konflikti ndodhi me ish-drejtorin e Zyrës së Punës në atë kohë në Kavajë, i cili e qëlloi me armë zjarri, duke e plagosur. Kazazi përfundoi në spital, ku në atë kohë u vizitua nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe ish-kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

Në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë, 30 vjeçari Kazazi është ndaluar në makinë bashkë me Ferhat Kajën, i cili rezulton se është pronar i rrjetit të lokaleve "Stockholm", që gjithashtu akuzohet për rrahjen e pronarit të “Tokyo’-s pas konfliktit për denoncimin e zaptimit të hapësirave publike.

Në momentin e kontrollit, Kazazi u ka dhënë efektivëve të Komisariatit nr. 2 dokumente të rreme identifikimi, që i përkisnin një shtetasi tjetër./Shqiptarja.com

 

Lini një Përgjigje