TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2025, 21:49

E rëndë në Itali/ Po çmontonte skelat në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari nga Kosova!  

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Itali/ Po çmontonte skelat në vendin e
Një shqiptar 21-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në provincën Verbano-Cusio-Ossola në Itali. Sipas mediave italiane, viktima është Pashtrik Krasniqi me origjinë nga Kosova, i cili u godit nga rryma elektrike teksa punonte në një platformë në lartësi prej 6 metrash. 

Raportet fillestare tregojnë se ai ka prekur aksidentalisht një kabllo elektrike ndërsa po çmontonte skelat pas përfundimit të punimeve të rinovimit të një ndërtese. 

Sipas asaj që raporton “Virgilio.it”, 21-vjeçari gjatë çmontimit të skelave, dyshohet se ka prekur kabllon me pulpën e këmbës, gjë që rezultoi fatale për të.  
 

Lini një Përgjigje