TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Gusht 2025, 20:44

Kërcet arma në Tiranë, plagoset një 27-vjeçar në zonën e Freskut!  

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma në Tiranë, plagoset një 27-vjeçar në

Juglen Abazi është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në zonën e Freskut. Mësohet se një 27-vjeçar i identifikuar si Juglen Abazi është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga një armë zjarri.  

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.    

Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut’, njofton policia.

Sipas informacioneve mësohet se 27-vjeçari ishte brenda në automjet, kur u qëllua me armë zjarri, duke marrë një plumb në bark. Ndërsa autori i ngjarjes i cili qëlloi ishte në këmbë dhe është identifikuar tashmë nga policia.

Lini një Përgjigje