
Një shqiptar ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në Noriglio, një fshat i Rovereto në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se 48-vjeçari me origjinë shqiptare, fqinj i viktimës, priti jashtë shtëpisë infermieren. Ai e goditi dy herë me sëpatë, duke i thyer kokën dhe fytyrën, ndërsa e moshuara humbi jetën.
Gruaja u vra para syve të nënës së saj 80-vjeçare, djalit të saj 30-vjeçar dhe disa qytetarëve që ishin në rrugë në atë moment. Ndërkohë, pas krimit, babai i dy vajzave adoleshente është vetëdorëzuar pas krimit.
Vrasja ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme që kishin prej disa vitesh, me kërcënime, ofendime dhe ankesa. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë.
Në vitin 2015 ajo ishte gjithashtu kandidate për Bashkinë e Rovereto, në listën e Marco Zenatti “Project Rovereto City”.
Lini një Përgjigje