
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një 65-vjeçarë është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët e rastit.
Dyshohet se 65-vjeçari është vrarë pasi në trup u gjetën disa plagë të shkaktuara nga thika në pjesën e gjoksit.
Viktima është identifikuar quhet Selim Velsula 65-vjeç. Personat që kanë pikasur trupin, kanë gjetur pranë tij dhe thikën me të cilën dyshohet se është goditur viktima.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe dërgimin pas hekurave të artorit.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje