TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Qershor 2025, 14:58

Po vizitonte Butrintin, humb jetën turisti gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Po vizitonte Butrintin, humb jetën turisti gjerman

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint, ku një shtetas i huaj i ndodhur me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, ka humbur jetën.

Sipas policisë, i huaji që humbi jetën në Butrint është Klaus Geyer 75 vjeç nga Gjermania. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak, që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë.

Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.

"Sot, në vendin e quajtur “Kalaja e Butrintit”, gjatë një vizite turistike, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale shtetasi gjerman G. Y., rreth 75 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje