Kronike 1 Tetor 2023, 12:55

E rëndë në Përmet! E dinte që vajza e saj abuzohej seksualisht por nuk kallëzoi në polici, arrestohet 44-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Përmet! E dinte që vajza e saj abuzohej

44-vjeçarja Sadete Rakipi është arrestuar nga policia e Përmetit pasi ishte shpallur në kërkim për moskallëzim krimi dhe mashtrim.

Sipas policisë, dyshohet se Sadete Rakipi ka pasur informacione se vajza e saj e mitur është abuzuar seksualisht nga një person disa muaj më parë, por nuk e ka kallëzuar në polici.

Gjithashtu, dyshohet se ajo i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sadete rakipi arrestim permet