
Një krim i rëndë brenda familjes, ka ndodhur në Florida në SHBA, ku një 34-vjeçar shqiptar Renato Muhaj ka vrarë me armë zjarri gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe.
Pas vrasjes, raportohet se Muhaj ka rrëmbyer vajzën e tyre 8 vjeçe.
Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.
Kur kanë hyrë në banesën e 34-vjeçarit, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetri.

CSI is here investigating the gold Kia that was at the center of this morning’s Amber Alert. A tow truck is nearby ready to pull it away as evidence. The suspect is in custody and 8-year-old girl safe @BN9 pic.twitter.com/4G1Othhxis
— Angie Angers (@angie_angers) January 29, 2024
Lini një Përgjigje