Kronike24 Shkurt 2024, 20:02

E rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humbet jetën gjatë lojës së basketbollit

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçari humbet jetën
Foto ilustruese

Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe viktima është një 16-vjeçar.

Nga raportimet e para bëhet me dije se adoleshenti ka humbur jetën pasi ka parë një ndeshje basketbolli të shokëve të tij. Pas lojës adoleshentët janë mbledhur për të festuar, por 15-vjeçari ka rënë pa ndjenja në tokë.

Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak. Prej një viti ai nuk luante basketboll.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar.

"Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.