Kronike24 Shkurt 2024, 15:50

Dosja e plotë/ Nga sherri te pastrimi i vendit të krimit dhe varrosja e kufomës, detajet si ndodhi krimi në familje në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e plotë/ Nga sherri te pastrimi i vendit të krimit dhe varrosja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e Hysen Metës, djalit që shkrepi armën drejt babait rreth dy javë më parë.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë arme zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por qe vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohe qe kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi qe ju krijonte duke i fyer e i bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtune date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka ardhur ne banese ka filluar te konfliktohet me te vëllanë. Me pas babai eshte shtrire duke pushuar ne një divan te kuzhinës, e Hyseni ka marre armen pistolete TT te cilën ne banese e ka pas sjelle i aati, dhe me te ne dore ka hyre ne kuzhinen ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër here. Gjate kryerjes se ketyre veprimeve nuk kane qene te pranishme vellai i vogel Amarildo dhe as mamaja Blerina. Me pas vellai ka dale nga banesa duke e lene kufomen aty, e ajo ka vijuar me pas me sistemimin e kufomes duke e lidhur ate me lidhese ne kembe e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe ne nje carcaf te zi.

Ka gjetur kater gezhojat dhe i ka lene siper tavolines ne cep. E ka mbeshtjelle kufomen me plasmas te zi dhe e ka lene ne divan, ku gjate mbeshtjelljes ka harruar ne trupin e viktimes dhe nje pale gershere. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ema dhe i vellai i vogel asi kane ardhur ne banese, ku e ema ka ngelur e tronditur nga ajo qe kishin bere. Ne mbrëmje dy vellzerit jane marre me hapjen e gropes dhe fshehjen e kufomes, si dhe me pas dhe me armen dhe gezhojat. Po ashtu dy velezerit kane larguar dhe makinen nga banesa. Te nesermen ajo ka pare qe tek kasolija ishte levizur dheu dhe ka mesuar se aty ishte varrosur kufoma.

Vendit persiper i ka hedhur disa pllaku betoni dhe kashte që te mos dukej vendi i germuar nese vinte per kontroll policia. Pas dy ditesh i vellai ka bere denoncim ne polici per humbjen e babait. Kane biseduar me njeri tjetrin qe nese do te zbuloheshin nga policia ajo do te merrte persiper fajesine e autoresine e ngjarjes. E ema pas kesaj ka pastruar dhomen si dhe divanin mbi te cilin ishte shtrire Pellumbi kur u qellua e kane ngjitur ne katin e dyte.

Ne interes te hetimeve u jane mare deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q.  ku shtetasja E. Q ka deklaruar se ka pasur deshire qe te lidhte krushqi me familjen e viktimes por qe ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do te vazhdonte shkollen dhe nuk ka pasur plane per ta fejuar. /TCH