Kronike24 Shkurt 2024, 18:03

Vrasja e Pëllumb Metës, si u përpoqën të manipulojnë rastin dy djemtë e tij

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, si u përpoqën të

Detaje të reja janë zbuluar nga dëshmia që ka dhënë për autoritetet Hysen Meta, i cili qëlloi për vdekje drejt të atit Pëllumb Meta brenda banesës së tyre në Shën Vlash të Durrësit.

Në materialet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala zbulohet se Hysen Meta ka pranuar se ka pasur konflikte të shumta me babain e tij për shkak se ky i fundit e ofendonte shpesh pasi ai ishte i papunë.

Në dosje tregohet se në datën 10.02.2024 pasdite kur kanë qenë të dy në banesë Hysen dhe Pëllumb Meta janë konfliktuar tek kuzhina dhe djali më pas ka dalë e ka marrë armën pistoletë TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e lënë të vdekur.

Bashkë me të vëllanë, pas groposjes së trupit rreth orës 04.00, ata kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa dhe për të krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën tip “Citroen” e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë automjetin atje, dhe më pas me një makinë “Audi A8″ ngjyrë të zezë që ia ka marrë shtetasit S. B. e ka ndjekur pas të vëllanë e janë kthyer në banesë.

Më pas armën pistoletë, sipas asaj që është mësuar nga autoritetet, ai ka thënë se e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë banesës së tyre, aty ku edhe u gjet më pas nga policia.