TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Shtator 2025, 12:02

E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë, 29-vjeçari plagos me thikë dy
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit, ku një 29-vjeçar ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij.

Policia bën me dije se ngjarja degradoi në përdorimin e thikës pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Blutë njoftojnë se 29-vjeçari është arrestuar, ndërsa vëllezërit e tij 27 dhe 20-vjeç ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllëzërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

29-vjecari plagos me thike vellezerit plagosje me thike paskuqan

Lini një Përgjigje