TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Nëntor 2025, 21:32

Ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, Klodiana Lala: Ishte informuar të bënte kujdes, mundësia që shfrytëzuan autorët!

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, Klodiana Lala: Ishte informuar të

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, pak metra larg aeroportit.

Lala shprehet se Dani ishte informuar bënte kujdes për jetën.

"Gilmando Dani kishte përfituar ulje dënimi dhe u lirua me kusht. Ka qenë i dënuar 12 vite për gjobëvënie.

Gilmando Dani doli nga burgu i Rrogozhinës në tetor 2024, ka ruajtur profil të ulët pas kësaj, nuk ishte përfolur. Ka qenë i tërhequr, në prag të martesës me një arkitekte. Jetonte në Barcelonë më së shumti. Dukej sikur kishte bërë hap pas.

Pse e konsideroj ndër ngjarjet me të rënda? Për vendin e zgjedhur, pak metra nga terminali VIP, jo më shumë se 200 metra nga hyrja kryesore. Është vend që pretendohet të ketë sigurinë më të lartë kombëtare.

Po të shohësh si kanë vepruar, fakti që kanë qenë tre qitës, e kanë dashur me çdo kusht të ekzekutuar. Janë fikur dritat gjatë gjithë ditës, nuk ka patur kamera pjesa tjetër, kanë ndjekur rrugë të sigurt për tu larguar. Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale dhe shumë i sofistikuar në nivel shumë të lartë.

Është shkëmbyer informacion me Barcelonën, pasi vinte nga atje dhe shoqërime të disa personave në zonën e Niklës, verifikime në Vlorë dhe Kamzë. Por shoqërimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultat të madh", tha ndër të tjera Lala në emisionin "Të Paekspozuarit".

Lini një Përgjigje