TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2023, 09:23

Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali, 20-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutohet i riu shqiptar në Itali, 20-vjeçari gjendet i

Një 20-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në një banesë në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas në Itali.

Ekipet e shpëtimit mbërritën në banesën në via Rossi, pas një telefonate bëjnë me dije mediat italiane.

Nuk bëhet e ditur se kush i ka lajmëruar, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë nuk është mundur t’i shpëtohet jeta e të riut, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Një e shtënë me armë brenda banesës ka rezultuar fatale dhe policia është në kërkim të fqinjëve që mund të kenë dëgjuar diçka ose të japin detaje të dobishme për qëllimet e hetimit.

Hetimet e karabinierëve të komandës provinciale të Piacenza-s, të koordinuara nga komandanti Pierantonio Breda dhe prokurorja Daniela Di Girolamo po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes.

itali ekzekutohet i riu shqiptar

Lini një Përgjigje