TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 13:28

Rrëmbeu dhe vrau Renis Dobrën në bashkëpunim me 3 vëllezërit Bushgjokaj, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbeu dhe vrau Renis Dobrën në bashkëpunim me 3

Është publikuar fotoja e 55-vjeçarit, Petrit Çakrri alias Petrit Hoxha, i cili është arrestuar si një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës, krim i ndodhur mbrëmjen e 8 Korrikut në Mat.

Petrit Çakrri u arrestua pak pas mesnatës së të martës (16 Korrik) në Lekbibaj të Tropojës. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i dyshuar i tij, Fatjon Bushgjokaj, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Policia bëri me dije ditën e sotme se Renis Dobra është marrë peng dhe është mbytur me litar. Autorët kanë tentuar të zhdukin kufomën e 23-vjeçarit duke e hedhur së bashku me makinën në liqenin e Shkopetit, por gjatë rënies trupi ka dalë nga mjeti.

“Autorët pas vrasjes e kanë hedhur automjetin bashkë me trupin e pajetë me qëllim të mjeti dhe trupi të binin në liqenin e Ulzës. Por gjatë rënies trupi i pajetë i 23 vjeçarit ka mbetur pa rënë në liqen, ndërsa automjeti është gjetur në liqen”, njoftoi policia.

Sipas policisë, 23-vjeçari ka pasur konflikte për prishje të pazareve të drogës me 4 autorët e dyshuar, Petrit Çakrri, si edhe 3 vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.

 

Lini një Përgjigje